Përfundoi dëshminë tek Krimet e Rënda, çfarë kërkoi babai i Katsifas për...

Përfundoi dëshminë tek Krimet e Rënda, çfarë kërkoi babai i Katsifas për djalin e tij

309
0
Shares

Ka zgjatur 2 orë dëshmia e babait të Kostandinas Katsifas. Ai u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklaratën e tij ndaj vrasjes së të birit.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se babai i Katsifas kërkoi zbardhjen e vrasjes duke iu qëndruar të njëjtave pretendimeve të bëra për mediat greke disa ditë më parë.

Babai i Kostandinasit, Jani Katsifas, u shpreh për mediat se i biri donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin.

Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin”, tha ai.

Gjithashtu , edhe konsulli grek në Shqipëri, zhvilloi ditën e djeshme  një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e Kostandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi ditën e dielë kur Kostandinas Kacifa nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj nisi aksioni i policisë për ta kapur të riun, i cili duke qenë se nuk pushonte së gjuajturi me armë ndaj bluve, këta të fundit e qëlluan me armë në kraharor për të ndaluar sulmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY