‘Arsyet përse nuk vijnë investitorët e huaj në Shqipëri’

‘Arsyet përse nuk vijnë investitorët e huaj në Shqipëri’

73
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka analizuar gjithë situatën e investimeve në Shqipëri, duke u përqëndruar kryesisht tek investimet e huaja në vend.

Deputetja është munduar të japë disa nga arsyet themelore të mungesës së këtyre investimeve, duke përmendur faktin se renditemi të fundit në rajon në oportunitetet që i japim bizneseve të hapen.

Postimi i plotë:

Përse nuk vijnë investitorët e huaj!

Renditemi të fundit në rajon në oportunitetet që i japim bizneseve të hapen. Vazhdojmë të jemi armiqësor ndaj investimeve të huaja duke i larguar ato përditë e më shumë. Të parafundit në rajon për biznes dhe të parët në rajon për kriminalitetin dhe inkriminimin e qeverisë. Kjo është pasaporta me të cilën Shqipëria prezantohet nga kjo qeveri në rajon dhe më gjerë. Më poshtë se Maqedonia, më poshtë se sa Serbia, më poshtë se Mali i Zi dhe në betejë të ethshme me Bosnje Hercegovinën.

Të parët në rajon për taksat që paguajmë dhe të fundit në rajon për mbledhjen dhe mirëmanaxhimin e tyre. Një biznes paguan 33.7% të fitimeve të tij si taksa duke paguar më shumë se një biznes në Maqedoni, Mal të zi apo edhe Serbi. Mbi 45 biznese në ditë mbyllen, të tjerë punojnë në informalitet për të mbajtur familjet me bukë, Një biznes me 1oo mijë lekë fitim në vit do t’i duhet të pagujë 37,300 lekë taksa nga ky fitim që shkojnë jo për rrugë, jo për shkolla, jo për spitale po për tenderime e koncesione abuzive.

Më shumë taksa, më pak të ardhura, më shumë korrupsion, më shumë informalitet, më shumë krim dhe një qeveri që funksionon si mafia.

Koha e Ramës ka mbaruar! Largimi I krimit nga politika dhe taksa e sheshtë mund ta bëjnë përsëri Shqipërinë konkuruese në rajon!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY