EMRI/ Sherr me armë në lokal, arrestohet i riu në Durrës

EMRI/ Sherr me armë në lokal, arrestohet i riu në Durrës

82
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar një 27 vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri. Në pranga ka përfunduar Artan Dema, banues në Durrës.

Policia bën me dije se ka marrë informacion për një konflikt në një lokal në lagjen nr.14 Durrës, ku kanē ndërhyrë menjëherë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se shtetasi A.Dema ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. dhe dispononte një armë zjarri tip pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit , në ambiente publike” në ngarkim të shtetasit A.Dema parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit S.B. parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY