Digjet Smarti gjatë natës në Bilisht, 23 vjeçarja: I qëllimshëm, kam konflikt

Digjet Smarti gjatë natës në Bilisht, 23 vjeçarja: I qëllimshëm, kam konflikt

309
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme një makinë tip ‘Smart’ u përfshi nga flakët në qytetin e Bilishtit.

Makina e tipit Smart me targa AA311JI, i parkuar në rrugë është djegur plotësisht. Sipas policisë, makina ishte në pronësi të një 23-vjeçare.

Dezi Arapi ka reaguar lidhur me këtë incident. Ajo mendon se zjarri është i qëllimshëm.

Mësohet se ajo kohët e fundit kishte patur një konflikt me një tjetër vajzë në qytetin e Bilishtit.

Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” tregon Arapi për BalkanWeb.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY