FOTO/Xhelal Mziu takon ambasadorin japonez: Së shpejti investime të reja në Kamëz

FOTO/Xhelal Mziu takon ambasadorin japonez: Së shpejti investime të reja në Kamëz

294
0
Shares

Kryebashkiaku Xhelal Mziu priti te martën në një takim ambasadorin japonez në Shqipëri, z. Makoto Ito.

Në këtë takim u fol për bashkëpunimin në të ardhmen, për interesimin e kompanive japoneze për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri, por veçanërisht në qytetin e Kamzës.

“Jam këtu për një takim kortezhe, pasi jam ambasadori i parë japonez rezident në Shqipëri, meqenëse kemi hapur një ambasadë në Shqipëri dhe një në Maqedoni. Ne e kemi njohur edhe Republikën e Kosovës, pavarësisht se nuk kemi ambasadë atje.  Ne nuk kemi investime direkte të Japonisë në Shqipëri, për shkak të taksave. Ka pasur vetëm një kompani, por edhe ajo ka ikur”, – shpreh z. Ito, duke shtuar:

Po mundohem të ftoj disa biznese japoneze. Vendndodhja juaj është mjaft e favorshme, si dhe ka forcë pune. Në qoftë se kompanitë japoneze do të vijnë në Shqipëri, edhe Kamza do të jetë pjesë e shtrirjes së aktivitetit të tyre. Paraprakisht jam duke ftuar disa kompani japoneze, të cilat janë të interesuara”, – tha ambasadori japonez.

Ndërkaq, kryebashkiaku Mziu tha se ndihej i privilegjuar për vizitën e ambasadorit të një vend mik të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai bëri një rezyme gjatë së cilës prezantoi zhvillimin e qytetit të Kamzës ndër vite.

Jam kryetari i Bashkisë më të re në vend; këtë vit festuam 22-vjetorin e saj. Para viteve `90 Kamza ishte një zonë bujqësore; për shkak të ndryshimeve politike pati lëvizje të lirë të qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit. Dikur kishte 10 mijë banorë, tani ka mbi 160 mijë banorë. Pozicioni gjeografik i Kamzës është mjaft i favorshëm ka bërë që të popullohet kaq shumë.  – tha ndër të tjera z. Mziu.

Ai kërkoi nga ambasadori japonez që të ushtronte ndikimin e tij që Kamza të jetë përfituese e financimeve dhe projekteve të qeverisë, pasi për pesë vite me radhë nuk ka pasur asnjë financim projektesh nga ana e qeverisë.

Do të doja të ushtronit ndikimin tuaj te qeveria japoneze për të bërë që Kamza të jetë përfituese e projekteve të saj. Gjithashtu do të kërkoja bashkëpunimin për të pasur biznese japoneze në Kamëz, pasi kemi një klimë të favorshme fiskale, si dhe një krah pune të një popullsie me mesatare 4 vjet më të re se e gjithë Shqipëria”, – u shpreh kryebashkiaku Mziu.

Ambasadori japonez shpreh se vitin tjetër do të sjellë disa kompani japoneze në Shqipëri, gjithashtu edhe Kamëz, të cilët janë të interesuar për të zhvilluar biznesin e tyre këtu dhe për të punësuar qytetarë të Kamzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY