Basha publikon VIDEON/ Vangjush Dako e ka vendin në burg, leje Avdylajve...

Basha publikon VIDEON/ Vangjush Dako e ka vendin në burg, leje Avdylajve për restorantin në Durrës

78
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook , teksa hedh akuza në drejtim të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për lidhjet e tij me bandën e Shijakut të arrestuar javën e kaluar për trafik droge.

Sipas kryedemokratit, restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos. Basha thotë në video se Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës.

Në video shfaqet edhe një pjesë e  deklaratës së Dakos bërë në emision Opinion gjatë kësaj jave ku thotë ndër të tjera se: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.

POSTIMI I BASHES:

“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”.

Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 27 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY