Deputeti: Vota jo më në duart e ‘xhuxhit dhe Borëbardhit’

Deputeti: Vota jo më në duart e ‘xhuxhit dhe Borëbardhit’

42
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se lukunisë së ‘xhuxhave’ me ‘borëziun’ do t’iu vijë fundi.

Ai i etiketon me ironi Vangjush Dakon dhe Ramën me këto nofka, duke shkruar më tej se votat nuk do ti lenë në duart e tyre.

Postimi i plotë

XHUXHËT E BORËBARDHI
Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqipēri, në dorë tē kujt ka rënë ky vend!?
Krahasuar me këtë, Rrajës edhe sikur i shkonte disi cublliku, se helbete i ri në moshë dhe ndonjë fishek në ajër e ka qit për zgjedhje.
Po ky “duarakullorja” nuk ka as moshë e as…gjëra të tjera, përpos parave e krimit
Kjo e bën t’i duket vetja cub e i fortë tani. 
Por mos e harrojë vetëm përkohësisht…
Pastaj ky “duarakullorja” që i del vetja në pasqyrë supermen, gjithë jetën politike me duart e të tjerëve i ka nxjerrë gështenjat nga zjarri.
Ç’’ne që hipën pëpjetë?!
Ehhh ç’u bë ky vend?!
Dëgjon e drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, nga “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”, nga dreqi e i biri!
Por, “xhuxh”, mos mendo se votën do e lejmë në dorën tënde e as të “borëbardhit” tënd, në fakt “borëziut”!
Lukunisë së “xhuxhave” me “borëbardhin”, i ka ardhur fundi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY