Aksident i rëndë në Pogradec, vdes 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Pogradec, vdes 41-vjeçari

116
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Lin, ku si pasojë e përplasjes së një motorçiklete nga një makinë, ka humbur jetën një person.

Sipas të dhënave të policisë, viktima është shtetasi me inicialet V.M. 41 vjeç, drejtues i motorçikletës.

Policia njofton se drejtuesi i makinës është shtetasi Aleksandër Seitllari, 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Pak minuta me pare ne aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë.

Shtetasi V.M, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY