FOTO/Vasili nxjerr dokumentat: Arta Marku i mbyll çështjen vetes

FOTO/Vasili nxjerr dokumentat: Arta Marku i mbyll çështjen vetes

84
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili shkruan se Arta Marku, kryeprokuroren e përkohshme, po e mbyll çështjen e saj shpejt e shpejt.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se i njëjti prokuror që mbylli çështjen e Edi Ramës për manipulimin e ekspertizës së audiopërgjimit, mbylli sot dhe çështjen e Arta Markut për shpërdorim detyre.

Postimi i plotë i Vasilit

Arta Marku i mbyll çështjen vetes me te njëjtin prokuror si Rames, CFARE TURPI..
Arta Marku i mbyll fët e fët çështjen vetes.

I njëjti prokuror qe mbylli çështjen Edi Rames per manipulimin dhe mashtrimin nëpërmjet ekspertizës se audiopergjimit të Agron Xhafes mbylli sot me te njejtin zell dhe shpejtësi edhe çështjen e Arta Markut e akuzuar per shpërdorim detyre.
Kjo është drejtësia e “re” e neveritshme, qe do te thotë burg per te gjithe, me dhe pa te drejte dhe mbyllje e çdo zullumi me ligjin per kryeministrin dhe për kryeprokuroren, qe i sherben atij.
Këta i bëjnë qoka mbylljeje çështjesh njeri tjetrit dhe turpi eshte sheshit.
Kush e beson më kete drejtesi nuk ka me asnje respekt per veten.
Ja vendimi me i fundit qe i mbyll ceshtjen Arta Markut,
CFARE KOMEDIE…..E ZEZE…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY