FOTO/Përplasi motorin me kangjellat, humb jetën 18 vjeçari shqiptar në Itali

FOTO/Përplasi motorin me kangjellat, humb jetën 18 vjeçari shqiptar në Itali

161
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

Viktima është një 18-vjeçar. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e një aksidenti me motor.

Nga të dhënat të bëra të ditura mësohet se viktima është shtetasi Kledis Gixhari 18-vjeç.

Kledis Ggixhari

Aksidenti

Ngjarja ndodhi në orën 3:30 të mëngjesit. Gixhari ndërroi jetë pasi motori me të cilin ishte duke udhëtuar së bashku me një mikun e tij u përplas me kangjellat e një banese, ndërsa pasagjeri tjetër ka mbetur i plagosuri.

Gixhari përplasi kokën fort në tokë duke vdekur në vend.

I plagosuri është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY