Vëllezërit shqiptarë kapen në “befasi”, nervozizmi i tyre i çon prapa hekurave...

Vëllezërit shqiptarë kapen në “befasi”, nervozizmi i tyre i çon prapa hekurave për kokainë

80
0
Shares

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e stacionit të Campagnola pasi u kapën me 70 gram kokainë të papërpunuar.

Ata u arrestuan të mërkurën pasdite (17 tetor) në një pikë kontrolli policor.

Nervozizmi i tyre bëri që policia të inspektojë në mënyrë të hollësishme makinën, duke gjetur në kështu drogën dhe materialet e paketimit.

Shqiptarët 23 dhe 20 vjeçar, janë arrestuar nën akuzën e shitjes së narkotikëve. Ata jetojnë në Sabbioneta në Mantua.

Dy të arrestuarit kanë dalë përpara gjykatës sot 19 (tetor). Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestruar edhe dy peshore elektronike, një makinë për paketimet me vakum, zarfe celofoni për paketimin e dozave dhe rreth 6 mijë euro cash, bashkë me telefonat e tyre celularë, me të cilët kontaktonin me konsumatorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY