Dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit/ Boçi: “Largim pa ndjesë, degradimi total i...

Dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit/ Boçi: “Largim pa ndjesë, degradimi total i qeverisë”

67
0
Shares

Partia Demokratike deklaron se dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit, Ervin Demo, pa ndjesë pas akuzave për plagjiaturë është simboli i degradimit total të qeverisë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në një reagim në fb, shprehet se përbetimi për besnikëri ndaj Edi Ramës, në vend të ndjesës ndaj shoqërisë, tregon se vjedhja dhe mashtrimi mbrohen, nuk ndëshkohen.

Po kështu deputeti demokrat  thekson se është e papranueshme që kryetarja e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, vazhdon të mbajë mandatin e deputetit.

POSTIMI I BOCIT:

DORËHEQJE ME PËRBETIM!?

Dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo, pa kërkuar as ndjesë publike për vjedhjen e punës intelektuale të dikujt tjetër, është simboli i degradimit total të qeverisë dhe partisë që ai përfaqëson.

Përbetimi për besnikëri ndaj Edi Ramës, në vend të ndjesës ndaj shoqërisë, tregon se vjedhja dhe mashtrimi mbrohen, nuk ndëshkohen.

Është e papranueshme heshtja e Ministrisë së Arsimit, e cila, në vend që ta kishte shkarkuar që në fillim, mjaftohet me përbetimin se Ervin Demo do të punojë me besnikëri për partinë dhe shokun Edi Rama.

Është po kaq e papranueshme që Kryetarja e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, vazhdon të mbajë mandatin e deputetit.

Në një vend normal, Blerina Gjylameti, bashkëautore e artikullit plagjiaturë me Ervin Demon, duhet të kishte dhënë gjithashtu dorëheqjen.

Është koha të ndalim së bashku grabitësit e votave, grabitësit e tenderave, grabitësit e artikujve shkencorë, grabitësit e së ardhmes sonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY