Gjendet një kafkë njeriu, dyshohet se i përket shqiptarit që i prenë...

Gjendet një kafkë njeriu, dyshohet se i përket shqiptarit që i prenë kokën dy vjet më parë

84
0
Shares

Një kafkë njeriu është gjetur në kanal. Një punëtor pastrimi ka gjetur kafkën në një zone industriale në Prevezë, Greqi.

Dyshimet e para janë se kafka e gjetur mund t`i përkasi 26 vjecarit shqiptar Bledar Terpollari. Punëtori po merrej me pastrimin e një kanali, kur ka gjetur dhe kafkën e një njeriu.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka filluar hetimet për rastin, ndërsa kafka është dërguar në një laborator në Athinë.

Dyshimet e para janë se kafka e gjetur mund t`i përkasë 26-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari, nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet pa kokë dy vite më parë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.

Për këtë vrasje janë dënuar në Greqi dy shqiptarë. Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Autorësinë e krimit e mori përsipër, Krenar Terpollari, atëherë 27-vjeç, i cili u dorëzua në policinë e Tiranës.

Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mijë euro të fituara nga shitja e drogës në Greqi. Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra pranë kufirit shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY