Flet ‘Babalja’ pas lirimit nga burgu: Jam mirë, për mua do flasë...

Flet ‘Babalja’ pas lirimit nga burgu: Jam mirë, për mua do flasë avokati

56
0
Shares

Albert Veliu, i njohur ndryshme me pseudonimin “Babalja”, është liruar sot nga paraburgimi në Kosovë.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Fax News”, avokati i Albert Veliut, Tomë Gashi, është shprehur se arrestimi i tij është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.

Kemi dëshmuar se arrestimi i tij ka qenë krejtësisht i paligjshëm. Ka qenë një arrestim i gabuar, pasi këtij i takon në bazë të drejtës ndërkombëtare të jetë i lirë.

Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.

Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë,pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.

Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua”, – tha avokati Gashi.

Ndërkohë në linjë të drejtëpërdrejtë ka hyrë edhe vetë “Babale” i cili është shprehur shkurt: ” Jam i liruar, jam mirë, jam me avokatin bashkë. Për mua do të flasë ai. Ju faleminderit dhe mirëupafshim!”/Fax News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY