Vasili i drejtohet Ramës: Padit gjithë globin, kur të le mendja çdo...

Vasili i drejtohet Ramës: Padit gjithë globin, kur të le mendja çdo gjë lejohet…

48
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka ironizuar propozimin e ri të Edi Ramës, për një paketë anti-shpifjesh.

Propozimin e fundit të Ramës, për të paditur në gjykatë çdo shpifje, Vasili e ironizon duke i thënë që të padisë gjithë botën.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë:BE dhe SHBA ‘shpifin’ për drogën dhe krimin, kryeministri ç’pret t’i padisë?

Reagimi i plotë

BE dhe SHBA ‘shpifin’ për drogën dhe krimin, kryeministri ç’pret t’i padisë. Bo bo ç’gajasje kryeministri i Grizeldës po ankohet për shpifje.

Ky kryeministër njihet deri në Bruksel si shpifës ordiner dhe sot po flet për shpifje. Lëri dënglat e shpifjeve se u bëre si gratë e liga.

Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE, Francën, Gjermaninë se “shpifin” për ty dhe thonë, që ti mbushe Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion. Ore kryeministër karnavale mos pyet fare, padite gjithë globin. Kur të le mendja si puna jote çdo gjë lejohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY