Sherr mes të rinjve, kamzaliu plagos me thikë në këmbë 22 vjeçarin

Sherr mes të rinjve, kamzaliu plagos me thikë në këmbë 22 vjeçarin

59
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 23 vjeçar nga Kamza ka plagosur një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në qytetin e Bulqizës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka plagosur në këmbë me thikë 22 vjeçarin.

Njoftimi i policise 

Plagos me mjet prerës (thikë), një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi: Alfred Muça, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 89 dhe 279, të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY