DETAJE/Tritoli në banesën e Xhisielës, policia dyshon për inskenim të ngjarjes

DETAJE/Tritoli në banesën e Xhisielës, policia dyshon për inskenim të ngjarjes

38
0
Shares

Ppas shpërthimit të tritolit në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Policia ka marrë dhe dëshminë e vajzës, e cila e qetë ka thënë se nuk ndjehet e kërcënuar nga familja e Rexhepit, djalit të deputetit Rrahman Rraja, por nga opozita.

Pikërisht për këtë motiv, forca të FNSH ruajnë banesën e saj që prej ditës së djeshme.

Duke u nisur nga qetësia e saj, hetimorët kanë nisur të dyshojnë për një inskenim të mundshëm të ngjarjes, duke mos përjashtuar as pista të tjera, shkruan sot gazeta ‘Panorama”.

Deri tani, nuk kemi asnjë të dyshuar konkret për sulmin, por kemi disa pista dhe dyshimet tona. Nuk përjashtohet fakti se përmes këtij sulmi me lëndë plasëse, vajza të ketë marrë një mesazh nga të afërmit të ish-të dashurit. Nuk përjashtohen as pretendimet e saj, por as mundësia e një inskenimi të mundshëm”, bëjnë me dije burime nga policia.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa policia kishte shoqëruar rreth 16 persona për të zbuluar autorin e shpërthimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY