Dita botërore e Shëndetit Mendor, Meta bën një apel të rëndësishëm

Dita botërore e Shëndetit Mendor, Meta bën një apel të rëndësishëm

51
0
Shares

Në ditën botërore të Shëndetit Mendor, presidenti Ilir Meta bën një apel të rëndësishëm për të parandaluar sëmundjet mendore.

Parandalimi i tyre vjen përmes një angazhimit të madh të mësuesve dhe prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë.

Reagimi i plotë i Metës në facebook:

Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.

Duke iu bashkuar sloganit të OKB-së, “Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë që ndryshon”, apeloj domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY