‘Dëshmitari kyç i qeverisë e Prokurorisë u menderos’, ish-ministri parashikon zhvillime

‘Dëshmitari kyç i qeverisë e Prokurorisë u menderos’, ish-ministri parashikon zhvillime

109
0
Shares

Ish-ministri Manjani ka reaguar gjithashtu pas publikimit të videos në emisionin Opinion, ku shihej Fredi Alizoti i cili pranonte se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte marrë me makinë në shtëpi dhe Taulant Balla i kishte ofruar 200  mijë euro.

Sipas Manjanit, dëshmitari kyç i Prokurorisë dhe njëkohësisht i qeverisë, u menderos. Nga kjo video, doli sërish Tualanti, shkruan ish-ministri.

Këtë radhë ish-ministri sugjeron të ekspertojnë kokat e tyre dhe të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë.

Nga ana tjetër, Manjani me ironi thotë se parandjen se dikush nga Rilindja do dalë të flasë shumë shpejt, sigurisht për të larguar vemendjen nga kjo ngjarje.

Reagimi i plotë

Po tani?!
Dëshmitari kyç i qeverisë/Prokurorisë u menderos dhe i menderosi ata të gjithë!
Ju ra i gjithë inskenimi idiot që opozita do rrëzonte qeverinë me dhunë.
Ju doli prapë Taulanti. Këtë radhë bashkë me militantin Ardi Veliu…
Tani çdo thonë?!
Me siguri do thonë që “video është montazh”; “personi është i sëmurë mendor”… Po mirë, kur akuzoi opozitën nuk ishte i sëmurë mendor?!
Çdo bëjnë?! Prapë ekspertim zëri?! Të kujt këtë radhë?
E di çfarë? Më mirë të ekspertojnë kokat e tyre. Të nxjerrin në psikiatri zërat që kanë në kokë e që u ushtojnë nëpër veshë…
Të vizitohen më mirë e të marrin ilaçe se lanë nam nëpër botë duke kërkuar ekspertiza!
Nuk dinë më se ç’thonë! Janë të kapur në flagrancë!
P.s. Se ç’kam një parandjenjë se do dalë një deputet i Rilindjes në rolin e Pal Mëlyshit…
“Manecit na i erdhi goja, Pjetër”- histori e vjetër, por shumë aktuale kjo…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY