Petrit Vasili nxjerr blof Edi Ramën për propozimet e tij për bixhozin

Petrit Vasili nxjerr blof Edi Ramën për propozimet e tij për bixhozin

81
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka nxjerrë zbuluar sot Edi Ramën në lidhje me propozimet e tij për bixhozin.

Vasili shprehet në faqen e tij në Facebook se propozimet e sotme të Edi Ramës, janë bërë që në dhjetorin e vitit 2016 nga LSI dhe vetë ai.

POSTIMI I VASILIT NE FB:

“Ky Çufua kryeministër, gënjeshtar i semurë, mitoman thënë ndryshe gënjeu për bixhozin se medemek e kanë penguar aleatet dhe ja ç’tha:

‘Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin, për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj edhe një gjë tjetër.

Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT’, theksoi më tej Rama.

Ne 31 Dhjetor 2016 kam deklaruar qartë dhe prerë:

‘Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen. Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI.

Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes.

Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit’.

Çufoooo këto janë të vërtetat, boll gënjeve mavri se le nam!!!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY