Basha zbulon detaje nga vrasja në Tiranë: Ervin Mata, pritësi i Tahirit...

Basha zbulon detaje nga vrasja në Tiranë: Ervin Mata, pritësi i Tahirit në Gjermani

125
0
Shares

Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedimme gazetarët në selinë blu. Në fjalën e tij, Basha është ndalur dhe tek ngjarja në zonën e ish-Bllokur nga ku nxjerr disa detaje të reja.

Sipas Bashës, ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit si vrasje për një këngëtare, ishte për pazare droge. Kryetari i Partisë Demokratike tregoi se Ervin Mata i shpallur në kërkim është pritësi i Saimit Tahirit në Gjermani.

‘A e dini me kë ishte Saimir Tahiri në Gjermani? Ishte më këtë Matën, që u përplas me bandat rivale dhe kjo ndodhi në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës’, ka thënë gjatë fjalës së tij kreu i PD.

Basha është ndalur dhe tek ministri Bushati. Ai  hedhur akuza të forta në drejtim të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilin tha se ka komunikim të vazhdueshëm me bandën e grupit Bajri.

Për qytetet të lidhura me krimin, Basha ka folur për qytetin e  Vlorës, e cila  kontrollohet nga njerëzit e Agron Xhafajt, edhe pse ky i fundit është në Itali.

100 % të detit në Vlorë kontrollohen nga klani Xhafaj, por edhe të tokës kontrollohen po nga ky klan.”-tha ndër të tjera Basha.

Ndërsa për rastin e Xhisiela Malokut, kryeopozitari tha se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Ajo që e bën edhe më tronditëse është shpërfytyrimi i viktimës, nëpërmjet kërcënimeve dhe parave. Pështyn mbrojtësit dhe përqafon përdhunuesit”-deklaroi ndër të tjera, kreu i PD.

Bashkëbisedim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 9 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY