Aktor për zërin e Agron Xhafaj? Basha kthen përgjigje: Kush po përpiqet...

Aktor për zërin e Agron Xhafaj? Basha kthen përgjigje: Kush po përpiqet të manipulojë

65
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është ndalur dhe tek çështja e fundit me audiopërgjimin. Lidhur me ngjarjet e fundit, të konkluzioneve të Prokurorisë, Basha deklaron se videoja me të cilën PD akuzon Agron Xhafën si i përfshirë në trafik droge është e pamanipuluar.

Sipas tij, janë hetimet ato që përpiqen ta manipulojnë dhe nuk ia dalin dot.

“Videoja është e pamanipuluar. Zëri është i Agron Xhafajt. Agron Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, ka qenë një nga kokat kryesore të trafikut të drogës.  

Sado që të manipulojnë hetimet nuk do ia dalin dot. Prokuroria ka çuar një kopje të videos të marrë nga media dhe jo videon origjinale. Ky është një veprim i qëllimshëm i prokurorisë që ekspertiza ta kishte të vështirë të indetifikonte.

Basha e adresoi ngërçin tek prokuroria, e cila nuk po heton si duhet, duke nisur  një hetim për Agron Xhafën por pa e marrë atë në pyetje.

Nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike në lokal, por thotë se i ka mbikëqyrur dhe s’ka gjetur gjë interesante për hetimin. Ndërsa aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Xhafës e Ramës.

Kampionët e Agron Xhafës janë marrë jashtë çdo rregulloreje dhe kanë qenë shumë të dobëta qëllimisht që të mos dallohej. Ekspertiza angleze nuk përjashton që ai është zëri i Agron Xhafës.

Agron Xhafaj nuk ëhstë marrë në pyetje. Prokuroria ka bërë hetim pa marrë në pyetje Agron Xhafën”. deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY