Pushohen hetimet për çështjen ‘Veliera’, gjykata e Durrësit ‘liron’ Dakon nga akuzat

Pushohen hetimet për çështjen ‘Veliera’, gjykata e Durrësit ‘liron’ Dakon nga akuzat

56
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë ka pushuar hetimet për cështjen “Veliera”.

Sipas saj, nuk është konstatuar asnjë shkelje penale nga ana e bashkisë në Durrës.

Prokurori Edmond Kaloshi u shpreh sot para gjyqtarit Rexhep Bekteshi se nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga bashkia e Durrësit, ndërkohë që cështja pritet që të shkojë në Apel.

Punimet u bllokuan në shkurt të vitit 2017 pas kallëzimit nga shoqëria civile.

Gjykata vendosi asokohe bllokimin e punimeve deri në një vendim, që u mor sot.

Sipas Prokurorisë, mund të shprehet se projekti krijon mundësinë e ekspozimit të gjetjeve të zbuluara dhe si rrjedhojë, projekti në fjalë garanton kushtet teknike me qëllim intergimin, vizitueshmërinë, ruajtjen dhe inspektimin e gjetjeve nga personat e autorizuar.

“Nga ana jonë janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme dhe të domosdoshme për këtë procedim penal dhe nuk ka nevojë që të kryhen veprime të tjera hetimor”, bën të ditur Prokuroria duke bërë të ditur kështu përfundim të këtyre hetimeve.

Projekti “Veliera” është investim publik me karakter vendor me titull “Rivitalizim i sheshit publik para sheshit publik” me afat dy vjecar, projekt i cili shtrihet në pjesën më të madhe të tij jashtë zonifikimit arkeologjik dhe pjesërisht në zonën arkeologjike “A” dhe “B”.

“Është me rëndësi të kuptohet se pothuajse e gjithë shtrirja e projektit “Veliera” ka qenë jashtë mureve fortifikuese të periudhës antike të vonë, mesjetare dhe osmane. Kjo do të thotë se nuk ka qenë pjesë e qytetit dhe nuk mund të ishte terrritor me intesitet ndërtimor.

Më herët, përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan shfuqizimin e projektit Veliera, realizimi i së cilit prek zonën arkeologjike të qytetit. Sipas tyre, projekti shkel ligjin për mbrojtjen e zonave arkeologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY