Dhuna ndaj shqiptarëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron një përgjigje të fortë nga...

Dhuna ndaj shqiptarëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron një përgjigje të fortë nga shteti

87
0
Shares

Ngjarja e rëndë në Serbi, ku dy shqiptarët u dhunuan nga shtetas serbë vetëm se flisnin shqip, ka nxitur dhe reagimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ai ka apeluar tek autoritetet për të identifikuar sulmuesit, ndërsa ka deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të kenë të njëjtën mbrojtje.

Falenderojmë mjekët dhe ekipin e ndihmës së shpejtë. Ne apelojmë tek autoritetet kompetente për t’i ndaluar dhe identifikuar sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rinjtë sulmues janë shtetas serbë. Unë jam duke i kërkuar MUP-it që të gjejë sulmuesit. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje. Ata që mendojnë se mund të sillen ndryshe do të gjejnë një përgjigje shumë të fortë nga shteti”, tha Vuçiç.

Dy të rinj shqiptarë u rrahën brutalisht vetëm sepse ata flisnin shqip me njëri tjetrin. Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës,ku  dy të rinjtë shqiptarë G.B. dhe Ç.M, të lindur më 1999, janë sulmuar pa asnjë preteks nga një grup i panjohur prej katër personave.

Lugina-Lajms shkruan se Ç. M, ka dëmtime të rënda: frakturë në kokë dhe gjakëderdhje në tru. Për momentin, ai ndodhet në operativën e Qendrës Klinike të Vojvodinës dhe është në rrezik për jetën.

I riu tjetër gjithashtu ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY