I varuar nga droga dhe i papunë, kunati i deputetit të PS...

I varuar nga droga dhe i papunë, kunati i deputetit të PS qëllon veten me pistoletë

420
0
Shares

Një 25 vjeçar u vetëvra me pistoletë në Roskovec të Fierit mesditën e së dielës, për shkaqe që ende nuk janë mësuar.

Edhe pse nuk dihen motivet që e çuan të riun drejt këtij akti, në dritë kanë dalë detaje të tjera. Viktima është Elsid Cufaj, i cili është dhe kunati i deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Anduel Xhindi.

Më pak se një muaj më parë, Xhindi u martua me motrën të riut, i cili u vetëvra një ditë më parë.

Sipas Panoramës, i riu ishte i papunë dhe i varur nga përdorimi i lëndëve narkotike. Po ashtu, të njëjta burime, bëjnë me dije se i riu  kohët e fundit ai kishte kërkuar ndihmë edhe te psikologët për të hequr dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë një ditë më parë:

Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY