Aksidente në Përrenjas, përplasen makinat, plagosen 4 gjyqtarë futbolli

Aksidente në Përrenjas, përplasen makinat, plagosen 4 gjyqtarë futbolli

46
0
Shares
Foto ilustruese

Dy aksidente kanë ndodhur në aksin rrugor Përrenjas- Librazhd.

Ne njërin prej automjeteve të përfshirë në ketë aksident, ku sipas BallkanWeb, udhëtonin katër gjyqtare futbolli te cilët kanë pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur ne vendin e quajtur Kthesa e Pishkashit, janë përfshirë një furgon dhe një autoveture të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas policisë, nga përplasja mjetit tip ‘Ford’ me targa AA108MT me mjetin tip “Benz”, me targa AA269AE janë plagosur tre persona të cilët janë transportuar në spitalin e Përrenjasit dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe Autoambulanca. Nuk janë të qarta ende rrethanat në te cilat janë shkaktuar dy aksidentet.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd -Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip “Ford” me targa AA 108 MT me drejtues shtetasin I.I. 22 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 269 AE,me drejtues shtetasin B.Ç., 59 vjeç banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY