Opozita kërkese për Ballën: Shoqërohet me trafikantë droge dhe përdhunes, të largohet…

Opozita kërkese për Ballën: Shoqërohet me trafikantë droge dhe përdhunes, të largohet…

39
0
Shares

Opozita ka kërkuar largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit.

Opozita i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci ku jepet dhe motivi : Taulant Balla shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Kanë qenë anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi  të cilët kanë dërguar letrën dhe kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.

Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY