Nuk ka vend për rivalitet, Bebe Rexha poston fotot: Krenare për Duan...

Nuk ka vend për rivalitet, Bebe Rexha poston fotot: Krenare për Duan dhe Ritën

181
0
Shares

Padyshim që të treja janë figurat më të dashura të shqiptarëve dhe kohët e fundit fama e tyre ka arritur majat.

Bebe Rexha, Dua Lipa dhe  Rita Ora, këngëtaret shqiptare janë duke korrur suksese në botë dhe dita ditës njihemi me këngët e tyre që shndërrohen në pak ditë në hite.

Nëse dikush ka menduar se a ka rivalitet mes tyre, postimi i fundit i Bebe Rexhes, e hedh poshtë këtë dyshim.

Këngëtarja ka postuar fotot e fundit ku tregohen Rita dhe Dua në projektet ku janë përfshirë. Këngëtarja Bebe Rexha, e njohur ndërkombëtarisht e me miliona fansa ka publikuar imazhet e dy kolegeve të saja shqiptare, duke u ndjerë krenare me to.

Rita Ora që së fundmi ka pozuar krejtësisht nudo për revistën “Clash” ka zënë vend në profilin e Bebe Rexhës e cila thotë se shoqet i ka tejet seksi.

Më pas nga Rexha është publikuar edhe fotografia e Dua Lipës e cila ka pozuar në të brendshme pranë një pasqyre e po që duket tejet atraktive.

“Për dreqin! Super seksi dhe të talentuara vajzat”, ka shkruar Bebe, pas publikimit të fotografive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY