GJKKO refuzon SPAK për marrëveshjen e fajit me Granit Gjanën

GJKKO refuzon SPAK për marrëveshjen e fajit me Granit Gjanën

90
0
Shares

GJKKO rrëzoi sot një vendim të SPAK në lidhje me ish n/kryetarin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana.

SPAK kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Miratimin e “Marrëveshjes mbi Pranimin e Fajësisë dhe Caktimin e Dënimit”, të lidhur më datë 01.03.2023 midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehurit Granit Gjana, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni 258/2 i Kodit Penal.

Në seancën e sotme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin, me trup gjykues të përbërë ngagjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri, vendosi refuzimin e miratimit të “Marrëveshjes mbi Pranimin e Fajësisë dhe Caktimin e Dënimit” dhe vijimin e hetimeve.

Gjana akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni 258/2 i Kodit Penal.  a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY