Krimi në Tiranë: Komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt, kushëriri i...

Krimi në Tiranë: Komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt, kushëriri i Elvana Gjatës

664
0
Shares

Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Policia deri tani ka arrestuar dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36-vjeç dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim si të përfshirë me ngjarjen tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Më parë, u raportua se personi që qëlloi me armë ishte një ekspert i armëve. Sipas burimeve, mësohet se komandoja Marviol Bilo, ka qënë një punonjës i forcave komando dhe ka qenë njëherësh dhe trurproja i këngëtares Elvana Gjata.

Nga ana tjetër, burime të tjera bëjnë me dije se komando Billo është njëherësh kushëriri i këngëtares Elvana Gjata. Në këto kushte, këngëtarja bashkë me familjarët e saj kanë dhënë dëshmitë e tyre në komisariatin e Tiranës dhe më pas janë lënë të lirë.

Mediat shkruajnë se efektivi i forcave komando ka qenë qitësi më i mirë i repartit në Zall Her. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Bilo ka qenë në ambientet e jashtme të lokalit, dhe më pas është futur në ambientet e brendshme.

Ervin Mata ndërkohë është një emër tjetër i njohur në Tiranë,  i dashuri i Elvana Gjatës, i prej ngacmimit të së cilës, ndodhi dhe ngjarja e rëndë brenda ambienteve të lokalit “Monopol”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY