Balla në komisariatin e Krujës? Noka ka një kërkesë për kryeministrin

Balla në komisariatin e Krujës? Noka ka një kërkesë për kryeministrin

80
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nëpërmjet një deklarate, kërkoi nga kryeministri të zbardhen filmimet e kamerave të sigurisë të stacionit të policisë së Krujës për të zbardhur a ishte deputeti Taulant Balla në vendngjarje apo jo.

Sipas Nokës, Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik.

Noka nga seia blu tha se se Rama po përpiqet të kalojë skandalin në heshtje por ky skenar sipas tij nuk do të funksionojë.

Deputeti, Flamur Noka, nga selia e Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Erdi Rama se po përpiqet që me heshtje të kalojë skandalin e komisariatit të Krujës, ku ish-efektivi i policisë, Emiljano Nuhu pretendon se Taulant Balla ka ndërhyrë për të mbyllur çështjen e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

”Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar”, është shprehur Noka.

Noka u shpreh se skenari i manipulimit të ngjarjes nga ana e socialistëve nuk do të funksionojë, duke marrë si shembull versionet e ndryshme që sipas tij ka dhënë deputeti Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY