Vrasja në Durrës për lekët e hashashit, Malaj: Të shpëtojmë Shqipërinë nga...

Vrasja në Durrës për lekët e hashashit, Malaj: Të shpëtojmë Shqipërinë nga droga

59
0
Shares

Nora Malaj, deputetja e Lëvizjes socialiste për Integrim, ka mbajtur një deklaratë për mediat duke u ndalur tek problematikat me të rinjtë në vend.

Malaj ngre shqetësimin e shpërndarjes, por dhe përdorimit të drogës nga të rinjtë.  Ajo përmendi rastin e fundit, ku nipi vrau gjyshen vetëm se gjyshja nuk i dha lekët për hashash.

Ajo i adreson një thirrje shoqërisë e cila duhet të veprojë për të çliruar vendin nga droga dhe ti bashkohet nismës për shpëtimin nga kjo situatë.

Ajo i drejtohet prindërve, familjeve shqiptare, mësuesve, punonjësve socialë për të bërë çmos në edukimin dhe kulturën e të rinjve, për tu kthyer në vatrën e sigurt të tyre.

”Të mos lejojmë që shkolla të jetë qendra e shpërndarjes së drogës, por e dijes. Vetëm ata që janë të aftë për të shkruar fjalën fund, janë të aftë të shkruajnë edhe fjalën fillim. Falënderim special për mediat investigative dhe jo vetëm, që s’kanë rreshtuar së denoncuari raste të tilla. E nesërmja nuk është gjë tjetër, por kujdesi që treguam dje”, tha Malaj.

Konferencë për shtyp.

Konferencë për shtyp.

Publiée par Nora Malaj sur Vendredi 28 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY