Policia aksione gjatë natës në Delvinë, arrestohet i shumëkërkuari: Kishte vjedhur 400...

Policia aksione gjatë natës në Delvinë, arrestohet i shumëkërkuari: Kishte vjedhur 400 mijë euro

84
0
Shares

Disa kontrolle janë zhvilluar dhe në Delvinë ku policia ka shoqëruar për verifikim 9 persona si dhe ka arrestuar një person.

Policia  e Delvinës  bëri kapjen dhe  ndalimin e shtetasit:

Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek.

Për këtë shtetas u ekzekutua Vendimi penal datë 20.09.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Vjedhja’ .

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Policia e Sarandës u kap dhe u arrestua në flagrancë  shtetasi:

Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të  mjetit me të cilin  qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si ‘Kokainë’.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY