Denoncoi djalin e deputetit për përdhunim, prokuroria merr në pyetje motrën dhe...

Denoncoi djalin e deputetit për përdhunim, prokuroria merr në pyetje motrën dhe nënën e Xhiselës

90
0
Shares

Prokuroria e Fushë Krujës ka marrë në pyetje motrën dhe nënën e Xhisela Malokut, vajza që denoncoi për përndjekje, përdhunim dhe dhunë djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Para oficerit, Emiljano Nuhu ajo ka thënë se nuk e ka babain dhe se jeton vetëm me nënën dhe motrën.

Në dëshminë ekskluzive të siguruar nga “Panorama”, vajza nga Nikla sqaron se herën e parë ka tërhequr padinë për shkak se është kërcënuar me vrasje.

Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain, më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën”, ka thënë Xhisela.

Më tej ajo ka treguar se si shefi i Policisë së Krujës e ka tallur, duke thënë se “ai që të do të rreh”.

Kjo ngjarje u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu i cili nuk ndodhet në Shqipëri për shkak se dhe ai është kërcënuar me armë në kokë për të mos hetuar mbi këtë rast gjatë kohës që ai ishte nënkomisar në Fushë Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY