Minatorët afat Ramës deri të mërkurën, vihet në lëvizje kryeministria: Po gjejmë...

Minatorët afat Ramës deri të mërkurën, vihet në lëvizje kryeministria: Po gjejmë një zgjidhje

64
0
Shares

Ditën e sotme disa përfaqësues të minatorëve kanë hyrë në ambjentet e kryeministrisë për të kërkuar një takim me kryeministrin Rama.

Dhe pse në mungesë të Ramës, minatorët kanë zhvilluar takimin me përfaqësues të kryeministrisë.

Ata i kanë lënë afat Ramës deri të mërkurën për të propozuar zgjidhjen e statusit të minatorit. Prej muajsh minatorët kërkojnë që të miratohet ligji për Statusin e Minatorit. Ata dhe më herët kanë protestuar para Kryeministrisë, si dhe i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të gjendet një zgjidhje.

Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve 1991 u shpreh se koha që ka mbetur është koha e duhur për të miratuar aktet e nevojshme.

”Diskutuam për mosveprimet e deritanishme të qeverisë. Nuk janë bërë hapat e nevojshëm për statusin e minatorit dhe mundësitë që janë për ta përfunduar në afatin minimal të mundshëm.

Na thanë se të mërkurën do bëjmë një takim të madh të përfaqësuesve të minatorëve me kryeministrin dhe të gjithë ministrat e linjës. Do diskutohet drafti i tyre i dakordësuar por që është mbajtur peng për shkak të mos vlerësimit të kostos”, është shprehur ai.

Në një reagim në Twitter, këshilltari i Edi Ramës, Endri Fuga shprehet se po punohet për gjetjen e një zgjidhje.

“Komunikimi me përfaqësuesit e minatorëve vazhdon, njësoj siç vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhje të qendrueshme dhe përfundimtare. Angazhimi i Kryeministrit maksimal”, shkruan Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY