VIDEO/PD nxjerr deklaratën: Si Xhafaj po përpiqet të mbyllë çështjen e të...

VIDEO/PD nxjerr deklaratën: Si Xhafaj po përpiqet të mbyllë çështjen e të vëllait

92
0
Shares

Deputeti demokrat Flamur Noka i është referuar intervistës së djeshme të Fatmir Xhafaj në një studio televizive, duke e cilësuar deklaratën e Xhafës për audiopërgjimin e Agron Xhafës, si pjesë të një skenari mafioz për të imponuar prokurorisë një rezultat hetimor të paracaktuar.

Nga selia blu, deputeti thotë se Xhafa po përpiqet të mbyllë çështjen për të vëllain e tij, duke thënë se audiopërgjimi është i sajuar dhe se për këtë ka provat e tij.

Kjo është pengim i veprës penale, thotë deputeti, dhe nëse kishin prova duhet ti kishin dërguar menjëherë në Prokurori.

Në deklaratën e tij, deputeti thotë se Fatmir Xhafa duhet të ishte në hetim dhe për shkak se si kryetar i komisionit të ligjeve falsifikoi kodin e procedurës penale për të mos mundësuar esktradimit të të vëllait trafikant në Itali si dhe bllokoi ligjin e lojërave të fatit për interesa financiare të të vëllait i tij.

Vettingu i politikanëve është zgjidhja e vetme për raste të tilla, sipas deputetit, për të dënuar politikanët e përfshirë në krime./K.Balliu

Flamur Noka, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 25 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY