Prostitucion në një qendër estetike në Tiranë, arrestohen 3 vajza

Prostitucion në një qendër estetike në Tiranë, arrestohen 3 vajza

125
0
Shares

Aktualisht policia e Tiranës po zhvillon një operacion për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Nga informacionet paraprake, mësohet se në një qendër estetike ushtrohet prostitucion.

Deri më tani, bëhet me dije se janë bllokuar ambjentet dhe janë kapur punonjësit.

Njoftimi i plotë

Tiranë – Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.

Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë
– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë
– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë

si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY