Vetëm 18 vjeç dhe me tre armë me vete, arrestohet i riu...

Vetëm 18 vjeç dhe me tre armë me vete, arrestohet i riu tek ‘Kodra e Fiqve’

71
0
Shares

Vetëm 18 vjeç dhe kjo gjë nuk e ka penguar të mbajë  tre armë me vete. Rastet e armëmbajtjes nga persona në moshë të re, po kthehen në një shqetësim në Shqipëri.

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje apo që mbajnë armë në banesë, shërbimet e Policisë mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Kodra e fiqve” kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Abedin T., 18 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili qarkullonte me një armë zjarri në dorë.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi ku si rezultat i kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tjetër, pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë.

Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ky dyshohet se i ka kultivuar shtetasi i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY