Arrestohet autori i dytë i vrasjes së shqiptarit Grei Frashëri në Nju...

Arrestohet autori i dytë i vrasjes së shqiptarit Grei Frashëri në Nju Jork

125
0
Shares

Policia ka arrestuar një të dyshuar të dytë në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar, Grei Frashëri.

Në pranga ka përfunduar Eric Cruz, i cili përballet me akuza për vrasje, rrezikshmëri dhe posedimin e një arme, pas rolit të tij të dyshuar në vdekjen e të riut shqiptar.

Ngjarja ndodhi më 7 shtator të këtij viti, pasi Frashëri u gjet në trotuar pa shenja jete.

Frashëri kishte një plagë me armë zjarri në qafë dhe u shpall i vdekur në spital.

Javën e kaluar, policia arrestoi edhe 35-vjeçarin Anthony Valenti për vrasje në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY