EMRAT/Arrestohet avokatja, nën hetim një prokuror, akuzohen për korrupsion

Është arrestuar një avokate gjatë ditës së sotme, ndërsa kanë nisur hetimet dhe për një prokuror.

Mësohet se të dy akuzohen për korrupsion. Dyshohet se janë kërkuar rreth 2 mijë euro për të ndryshuar akuzën lidhur me një çështje gjyqësore.

Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4 ditësh serverin e kamerave të Prokurorisë së Tiranës.

Avokatja e arrestuar mësohet se është Donata Lepenica, ndërsa prokurori nën hetim është me Përparim Hasha, i cili është pezulluar dhe nga detyra.

Përparim Hasha ishte në pritje të procesit të Vettingut.

Korrupsioni mësohet se është zbuluar gjatë përgjigjimit  të një grupi kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje