Opozita e bashkuar në Vlorë, Duka: Qeveria rrezikon të ardhmen e fëmijëve...

Opozita e bashkuar në Vlorë, Duka: Qeveria rrezikon të ardhmen e fëmijëve tanë

138
0
Shares

Pas fjalës së Bashës, kanë folur dhe aleatët e tjerë të opozitës në takimin që po mbahet në qytetin e Vlorës.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në fjalën e tij është ndalur tek qëllimi për të rrëzuar qeverinë, duke u kërkuar deputetëve të jenë të bashkuar.

Gjithashtu, Duka  ka thënë se ajo që e bën këtë qeveri të rrezikshme është bërja njësh me krimin.

Fakti që na bashkon më shumë se gjithçka është bashkimi i kësaj maxhorance me krimin. E ardhmja nuk është e sigurtë në këtë ambient ku ne jetojmë. Nëse duam të rrëzojmë krimin duhet t’i hedhim të dy bashkë, se i pari bën vota për të kthyer partinë në pushtet, ndërsa tjetra lejon krimin të funksionojë. Por ajo që duhet të na bashkojë është se rrezikohet e ardhmja e fëmijëve tanë,” tha Duka. 

Nga ana tjetër Kryemadhi në fjalën e saj është shprehur se Edi Rama nuk e do vettingun.

‘Nuk do doja të zgjatesha shumë, por dua edhe në emër të LSI-së, t’i urojë mirëseardhjen kolegëve tanë opozitarë. Bashkimi i forcave opozitare është një sinjal shprese për shqiptarët, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe racional në veprimet politike. Në agjendën e radhës do të jetë takimi me qytetarët, sepse janë ato që na kanë votuar”, ka thënë shkurtimisht Monika Kryemadhi.

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Vlorë kundër bashkqeverisjes se Edi Ramës me krimin.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 20 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY