VIDEO/Fjalimi i Bashës: Zotohemi para Azemit se do të pastrojmë politikën nga...

VIDEO/Fjalimi i Bashës: Zotohemi para Azemit se do të pastrojmë politikën nga krimi

106
0
Shares

Gjatë homazheve të mbajtura në kujtim të Azem Hajdarit, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim.

Lideri i opozitës ka kujtuar Azem Hajdarin në këtë 20 vjetor të vrasjes së tij, duke thënë se pengesa për të bërë realitet ëndrrën e tij është pushteti i lidhur me krimin.

Basha është zotuar se do të pastrojë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej 5 vjetësh, se në Shqipëri do të ketë dhe liri dhe demokraci.

Pjesë nga fjala e tij:

“E kujtojmë sot Azemim si njeri, Azemin si prind, si bashkëshort, si shok, si mik, si qytetar, e kujtojmë dhe respektojmë sot si lider, si simbol të kurajos për liri dhe të drejta njerëzore. Sot më shumë se kurrë jeta e shkurtër por e plotë e Azemit duhet të na frymëzojë dhe nxisë.

Ai tregoi se para dhunës robërisë nuk duhet heshtur, por duhet luftuar. Ndaj së bashku nga shesh të shprehim vendosmërinë tonë për hir të të gjithë shqiptarëve por edhe në nder të Azem Hajdarit por edhe të mijërave patriotëve të tjerë të përkjeve për liri, atdhe, demokraci, se ne nuk do t’i nënshtrohemi së keqes, as dhunës së shtetit, as dhunës së krimit; le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej 5 vjetësh, se në Shqipëri do të ketë dhe liri dhe demokraci”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY