Zhduket pa lënë gjurmë një vajzë në Maliq, policia në kërkim të...

Zhduket pa lënë gjurmë një vajzë në Maliq, policia në kërkim të 16 vjeçares

93
0
Shares

Një vajzë 16 vjeç rezulton të ketë humbur. Një mama 39-vjeçare nga Maliqi ka denoncuar në polici se vajza e saj ishte larguar pa lënë gjurmë.

Burimet nga policia e Maliqit thonë se  shtetasja me inicialet V.R., banuese në fshatin Vloçisht kallëzoi dje se vajza e saj 16-vjeçare ishte larguar nga banesa.

Ndërkohë, policia është vënë në lëvizje për të gjetur vajzën.

Informacioni i policisë

Më datë 11.09.2018, shtetasja V.R, 39 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht-Maliq, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e saj shtetasja K.R, 16 vjeçe. Nga ana e policisë, po punohet për gjetjen e saj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY