Shqiptarë e të huaj, 30 persona sherr me shishe e tabela kokës...

Shqiptarë e të huaj, 30 persona sherr me shishe e tabela kokës në Itali

102
0
Shares

Një sherr i përmasave te medha ka ndodhur orët e para të mëngjesit të mësaj të diele në njërin prej shesheve të Firences në Itali.

Rreth 30 persona janë përleshur mes tyre, duke përdorur çfarë të gjenin vërdallë. Shishe, sende të forta e madje deri tek shkulja e tabelave të sinjalistikës rrugore, janë përdorur gjatë konfliktit të dhunshëm në sheshin Cascine.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e 14 personave, mes tyre 11 indianë, një shqiptar dhe dy shtetas nga Sri Lanka. Mosha e personave të përfshirë në sherr varion nga 14 deri në 32 vjeç.

Sherri ka nisur mes tre personave dhe më pas ka degjeneruar në një përleshje që e gjen vetëm në protesta të dhunshme apo në situata kaotike që mund të ndodhin gjatë një ndeshjeje sporti. Mdia lokale nuk jep arsyen e sherrit, por saktëson se të plagosurit ndodhen jahtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY