Kritikoi policinë dhe bëri thirrje për protesta, Rama përjashton ‘live’ deputetin nga...

Kritikoi policinë dhe bëri thirrje për protesta, Rama përjashton ‘live’ deputetin nga PS

75
0
Shares

Edi Rama ka kërkuar live përjashtimin e deputetit të Laçit Gjetan Gjetanin nga grupi parlamentar i partisë socialiste, i cili një ditë më parë kritikoi policinë e Kurbinit se nuk po kryente si duhet detyrën.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ deputetit.

Nuk e pashë dhe ka bërë  shumë mirë që s’ka ardhur deputeti i kurbinit që duhet të përjashtohet nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kurbin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS’ ka thënë Rama.

Ja çfarë tha një ditë më parë deputeti Gjetan Gjetani

Deklarata e plotë e Gjetan Gjetanit:

Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Kurbin, me kane shqetesuar shume. Duke bere qe, ne Kurbin, te mos ndihemi te sigurte. Eksploziv, kercenim me arme dhe vrasjen e dy te rinjeve, tregon qe, policia eshte hallke shteterore shume e paafte. Kjo tregon , se ne Kurbin, kane sjelle oficere dhe drejtues policie te paafte te korroptuar dhe ordinere. Si deputet i kesaj zone, kam pas ankesa te shumte nga qytetaret te cilat do ti bej publike ne Parlament.

Brenda muajit Shtator do kerkoj interpelance me ministrin e brendshem, dhe nqs nuk do te marre masa per pastrimin e Komisariatit te plolicise Kurbin, une i pari do ngrihem ne proteste, duke kerkuar mbeshtetjen e gjithe qytetareve te Kurbinit pa marre parasysh ngjyrat politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY