Dështon takimi në Bruksel, presidenti i Serbisë refuzon të takojë Thaçin

Dështon takimi në Bruksel, presidenti i Serbisë refuzon të takojë Thaçin

62
0
Shares

Dështon takimi mes Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel. Mësohet se Presidenti i Serbisë ka refuzuar të takojë Thaçin.

Mediat kosovare shkruajnë se Marko Gjuriq e ka konfirmuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk do të takohet sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, ashtu siç ishte njoftuar.

Nuk dihet ende pse Vuçiç nuk ka pranuar të takohet me Presidentin Thaçi, por paraprakisht Gjuriç është shprehur se Kosova nuk është e interesuar për dialog.

Këto deklarime Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuri i ka bërë pas takimit që delegacioni serb ka pasur me Federica Mogherinin.

Më herët,i pranishëm ishte vetëm presidenti Thaçi i cili kishte zhvilluar dhe takimin me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY