Meta nuk ka koment për Vetingun e politikanëve, jep mesazhin për sesionin...

Meta nuk ka koment për Vetingun e politikanëve, jep mesazhin për sesionin e ri

56
0
Shares

Presidenti Ilir Meta, pas dhurimit të gjakut nga punonjës të Zjarrfikëses së Tiranës, në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut mbajti dhe një deklaratë para mediave.

I pyetur nga gazetarët lidhur me shtyrjen nga Kuvendi të dekretit për ligjin e Teatrit Kombëtar, Meta nuk preferoi të komentojë por vetëm të japë një mesazh për politikën.

”Nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj vendimet e Kuvendit. I uroj shumë sukses, pasi është në fillime të sesionit të tij dhe duhet një bashkëpunim sa më të përgjegjshëm, për angazhimet që ka Shqipëria për Bashkimin Evropian,’‘ u shpreh Meta.

Po ashtu, gazetarët vazhduan pyetjet duke insistuar për nismën e djeshme të Partisë Demokratike lidhur me vettingun për politikanët.

 “Nuk kam asnjë koment, por shpresoj në një bashkëpunim për sfidave që duhet të përballet politika shqiptare të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave vitin e ardhshëm”, ka thënë Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY