Plagoset rëndë fëmija 3 vjeç brenda në shtëpi, niset me helikopter në...

Plagoset rëndë fëmija 3 vjeç brenda në shtëpi, niset me helikopter në Tiranë

239
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një fëmijë i vogël ka marrë dëmtime serioze pas një incidenti në ambjentet e shtëpisë.

Sipas informacioneve të para,  një fëmijë 3 vjeç është plagosur pas një incidenti brenda shtëpisë së tij.

Fëmija 3 vjeç është rrëzuar në pllakat e shtëpisë së tij. Si pasojë ka marrë goditje të mëdha në kokë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e Bulqizës ku pas plagëve të rënda është bërë e nevojshme dërgimi i tij me helikopter për në Tiranë. Nuk dihen akoma rrethanat e plota të kësaj ngjarje se si fëmija është rrëzuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY