SHISH bllokon 5 persona të dyshuar për terrorizëm, 1 ditë para ndeshjes...

SHISH bllokon 5 persona të dyshuar për terrorizëm, 1 ditë para ndeshjes me Izraelin

131
0
Shares

Të paktën 5 persona të listuar nga shërbimi sekret shqiptar si të rrezikshëm apo me lidhje terroriste janë bllokuar tri ditët e fundit, ndërkohë që nesër luhet në Elbasan ndeshja Shqipëri-Izrael.

Burime të besueshme i thanë droni.al se institucionet e sigurisë në Tiranë kanë kohë që mbikqyrin persona që kanë lidhje direkte apo indirekte që të cojnë në dyshime për akte terroriste. Këto masa u morën për të rritur sigurinë gjatë ndeshjes me kombëtaren izraelite.

Besohet se persona të tjerë vijojnë të mbikqyren me procedura të rrepta në mënyrë të tillë që të mos jenë në gjendje të aktivizohen në cfarëdo akti që do të dëmtojë sigurinë e zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ndeshja e fundit që u zhvillua në Shqipëri mes Izraelit dhe Shqipërisë u bë në nëntor të vitit 2016. Atëherë ndeshja u transferua papritur nga stadiumi i Shkodrës në stadiumin e Elbasanit, për shkaqe sigurie. Disa persona u arrestuan atehere per dyshime per akte terroriste gjate ndeshjes.

Në prag të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.

Përmes një statusi në Twitter DASH shkruan: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45.

Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.

Ndeshja Shqipëri-Izrael luhet të premten në orën 20:45.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY