PD nxjerr emrin: Banda e Ramës dhe kriminelët që po terrorizojnë shqiptarët

PD nxjerr emrin: Banda e Ramës dhe kriminelët që po terrorizojnë shqiptarët

112
0
Shares

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se refuzuan edhe sot të përballen me realitetin e përkeqësuar të sigurisë në vend.

Në një dalje për mediat, deputeti Ervin Salianji,  tha se qeveria mendon se e fsheh situatën e rëndë kriminale në qytetet më të mëdha të vendit, në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, por sidomos në Shkodër  ku sipas tij në ditët e fundit  krimi sundon bashkë me qeverinë qëndrore të Edi Ramës, çka e provoi sot vrasja tjetër mafioze dhe e pazbuluar në Shkodër.

Salianji: Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka patur 6 viktima, dy të zhdukur dhe 3 automjete të djegur. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn për të gjetur autorët, sepse është ulur në prehrin e bandave me mbështetje politike.

Dy ditë më parë, shtoi Salianji,  paralajmëruam që situata kriminale në qytetin e Shkodrës do të përkeqësohet akoma më shumë, sepse krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.

Salianji: Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse më Shkodër rregjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse policia hesht prej 10 ditësh për rrëmbimin dhe zhdukjen e dy kushërinjve që, siç thuhet në Shkodër, janë ekzektuar nga bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.

Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, qytetarët e të cilit janë të terrorizuar, sepse, nën mbrojtjen e qeverisë, Bajrët bëjnë ligjin! Ata janë të paprekshëm dhe janë ata që vendosin për jetën dhe biznesin e shkodranëve.

Deputeti demokrat zbuloi se Kryeministri dhe ministri i brendshëm kanë marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e bandës së Bajrëve, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.

Salianji: Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, por qytetarët duhet ta dinë se përsa kohë do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin, jeta e tyre, familja, biznesi i tyre do të jenë në mëshirën e bandave. Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar!

Në përfundim Salianji  garantoi se Partia Demokratike që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, do të realizojë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çoje prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY